Dua Lipa sjell poza të reja mahnitëse nga bregdeti

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa edhe këtë vit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet e radhës.

27-vjeçarja ka vazhduar promovimin e plazheve përrallore të shtetit shqiptar duke ndarë imazhe të reja mahnitëse për miliona fansa të saj në Instagram.

Dukja e saj u kombinua me një çantë të vogël gjithashtu të bardhë dhe aksesor, ndërsa shkrepi imazhet gjatë perëndimit të diellit.

Në të tjera fotografi, këngëtarja pozoi edhe me bikini ngjyrë dhe këmishë ngjyrë vjollcë, teksa nuk munguan as ato me familjen që po e shoqërojnë në këtë udhëtim.

“Qetësi”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit, që u pasua nga pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave.

Përndryshe, ylli aktualisht po shijon suksesin me filmin që po thyen rekorde shikueshmëri “Barbie”, ku ajo bëri një paraqitje të shkurtër dhe gjithashtu realizoi kolonën zanore “Dance The Night”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *